Kapen 2 vëllezër nga Sauku, punëtorë në fermat e kanabisit në Peqin: Operacioni 'Brothers'

Kapen 2 vëllezër nga Sauku, punëtorë në fermat e kanabisit në Peqin: Operacioni 'Brothers'

10:02, 02/07/2022
A+ Aa A-

Policia e Peqinit në bashkëpunim me atë të Elbasanit kanë vazhduar edhe nga ajri, edhe nga toka, kontrollet e imtësishme të territorit për mbjelljet e kanabisit.

Në kuadrin e operacionit "Brothers", ato bënë arrestimin e dy vëllezërve nga Sauku i Tiranës,  Nj. S, 36 vjeç dhe G.S, 45 vjeç si dhe të një personi nga Rrogozhina:  M. S., 47 vjeç.  Policia po ashtu procedoi në gjendje të lirë për "shpërdorim detyre", H. M, kryetarin e fshatit Garunjë e Madhe të Peqinit.

Gjatë kontrollit masiv të territorit në fshatin Garunjë, Peqin, policët kanë gjetur të kultivuar fidanë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.  Nga hetimi dyshohet se të 3 shtetasit e arrestuar janë autorët e kësaj veprimtarie kriminale.

Shihni pamjet e marra nga ajri, parcela e hapur posaçrisht për kanabisin:

Policia kontrolloi edhe shtëpitë e vëllezërve G. S dhe Nj. S ku gjeti, dy armë gjahu, një sasi municioni luftarak, një palë dylbi, dy radio marrëse-dhënëse, një automjet, tri aparate celuare dhe një thikë.

Të gjtiha iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco