Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shpëtohet jahti luksoz i mbetur në det në Divjakë, një anije konteniere nxiton e para

Shpëtohet jahti luksoz i mbetur në det në Divjakë, një anije konteniere nxiton e para

07:28, 02/07/2022
A+ Aa A-

Një jaht rreth 20 milje në afërsi të Divjakës ka mbetur i bllokuar në det mbrëmjen e djeshme, pasi nuk i punonte motorri.

Jahti “Dartista -7” kërkoi ndihmë nga Kapiteneria e Portit të Durrësit, e nxori menjëhërë nisi operacionin e shpëtimit duke njoftuar së apri anijet që ndodheshin më afër jahtit për t’i shkuar në ndihmë.

Kapiteneria e Portit të Durrësit arriti të kontaktojë me kapitenin kroat të “Spirit of Chenai”, i cili po shkonte në Durrës dhe ka qënë anija e tij që e lidhi jahtin “Dartista 07” dhe e rimorkioi drejt Durrësit.

Sot Drejtoria Detare i ka dërguar një falenderim, kapitenit të  anijes “Spirit of Chenai”, z. Miletic Srdan.

“I gjithë operacioni u relaizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e jahtit. Një falenderim kapitenerisë së Portit të Durrësit dhe anijes konteniere “Spirit of Chenal” për këtë operacion shpëtimi.”

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco