Plagosja me armë zjarri në Mirditë, 51-vjeçari u konfliktua me dy persona, autorët kërkim

Plagosja me armë zjarri në Mirditë, 51-vjeçari u konfliktua me dy persona, autorët kërkim

22:32, 01/07/2022
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri në Fan të Mirditës. Mësohet se 51-vjeçari Martin Prenga është qëlluar me armë pas një konflikti çasti me dy persona të tjerë.

Policia ka identifikuar autorët dhe vijon puna për kapjen e tyre. I plagosuri ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë
Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco