VIDEO/ 'Benz'-i bën parakalim të gabuar dhe përplas 'Ford'-in, aksident i rëndë në Kavajë

21:17, 01/07/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në autostradën Durrës - Kavajë, pranë vendit të quajtur Zifti, rreth 3 km larf Shkëmbit të Kavajës. 

Nga informacione paraprake mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit tip 'Benz' i cili ka përfshirë në aksident mjetin 'Ford' dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e të dy automjeteve. 

Në vendngjarje ka mbëritur ambulanca e cila i ka ardhur në ndihmë menjëherë të aksidentuarve, duke i dërguar në spitalin e Durrësit ku janë nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco