Zbardhet vrasja e 60 vjeçarit në Dibër, në fillim u raportua se vdiq nga pakujdesia

18:51, 01/07/2022
A+ Aa A-

Zbardhet pas 4 ditësh vrasja e Nuri Bashës në Peshkopi.

Këtë të premte policia bën me dije se pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me prokurorinë ka rezultuar se Nuri Basha i cili u raportua se ndërroi jetë aksidentalisht 4 ditë më parë është vrarë nga 53-vjeçari Osman Torba.

Fillimisht u raportua se në datë 26 qershor Nuri Basha, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë u dëmtua në kokë dhe për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Mirëpo vetëm 4 ditë më pas policia zbardhi të gjithë dinamikën e ngjarjes ku mësohet se  Nuri Basha pas një sherri me Osman Torbën në një lokal të lgjas Kamen mbeti i plagosur rëndë, dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

53-vjeçari Osman Torba banues në Shimçan të Dibër, u arrestua nga policia për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit edhe 3 shtetas të tjerë  për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco