EMRAT/ Vdekja në Dibër, fillimisht u raportua si aksident, por më pas doli vrasje

EMRAT/ Vdekja në Dibër, fillimisht u raportua si aksident, por më pas doli vrasje

16:31, 01/07/2022
A+ Aa A-

Nuri Basha, 60 vjeç nga Dibra pas një sherri me Osman Torbën në një lokal, mbeti i plagosur rëndë, dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 26.06.2022, në Peshkopi në lagjen ‘Kamen’, ndërsa u raportua në polici si aksidentale.

Por policia thotë se pas një hetimi të kryer në bashkëpunim edhe me prokurorinë ka rezultuar se Nuri Basha është plagosur rëndë me dashje nga 53-vjeçari Osman Torba.

53-vjeçari, banues në Shimçan, Dibër, u arrestua nga policia për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. T., 48 vjeç, L. K., 52 vjeç dhe A.T., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 

Osman Torba dhe 3 shtetasit e tjerë të vënë nën hetim deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi Nuri Basha, 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

‘Më pas, në bazë të dyshimeve të krijuara për rrethanat e kësaj ngjarjeje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, u bë regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.’- njofton policia.

Nga hetimet ka rezultuar se në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Osman Torba ka shtyrë shtetasin Nuri Bashën, i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28.06.2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco