Tritoli në Lezhë/ Djali i pronarit: Shpërthim i fuqishëm, u tremb vajza

11:11, 01/07/2022
A+ Aa A-

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pranë një servisi makinash në Ishull Shëngjin të Lezhës gjatë orëve të natës.

Klaudio Mëhilli, djai i pronarit të servisit, tregon se shpërthimi ndodhi në orën 00:39 (1 korrik 2022) 

Mëhilli tregon se ne ate moment ndodheshim në gjumë në banesën që është një kat sipër servisit.

"Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u tronditëm të gjithë, ndërsa vajza e vogël u tremb shumë. Në moment dolëm e gjithe familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer të objektit", tregon djali i pronarit të servisit.

Kamera e një objekti ka arritur të kapë autorët, dy persona që afrohen me një motor dhe me skafandër. Pasi vendosin eksplozivin ata largohen me shpejtësi dhe disa sekonda më pas shihet shpërthimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco