Ekzekutimi në Gjermani/ Mediat: Fisnik Hoxha mund të jetë në Shqipëri

Ekzekutimi në Gjermani/ Mediat: Fisnik Hoxha mund të jetë në Shqipëri

10:45, 01/07/2022
A+ Aa A-

Një ekzekutim gjakftohtë u regjistrua katër ditë më parë në Kiel të Gjermanisë.

Një shqiptar 23-vjeçar i bëri pritë një turku dhe hapi menjëherë zjarr ndaj 31-vjeçarit. Autori i krimit është Fisnik Hoxha, shkruajnë mediat gjermane.

Turku ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve.

Policia gjermane tha se Fisnik Hoxha është në arrati dhe është i rrezikshëm pasi është i armatosur.

“Mos flisni me të,” njoftoi policia duke ofruar një shpërblim prej 3 mijë eurosh për këdo që ofron informacion për të.

Kurse sot, mediat gjermane shkruajnë se Fisnik Hoxha është arratisur për në Shqipëri.

Lajmin e bën të ditur portali gjerman SHZ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco