Hetimet e SPAK/ Pak para arrestimit, Gentian Sharra tjetërsoi pronat e tij

Hetimet e SPAK/ Pak para arrestimit, Gentian Sharra tjetërsoi pronat e tij

09:48, 01/07/2022
A+ Aa A-

Para se të arrestohej më 18 maj nga Policia e Shtetit, Gentian Sharra rezulton se ka shitur dhe transferuar te persona të tjerë një pjesë të mirë të pasurisë së tij. Asete të paluajtshme dhe automjete janë hedhur prej të dyshuarit në emër të personave të afërt, duke krijuar kështu dyshime se ai kishte marrë dijeni për hetimet që po zhvilloheshin ndaj tij dhe ka tentuar të shpëtojë pronat nga sekuestrimi

Pesë ditë para se Gentian Sharra të arrestohej nga Prokuroria e Posaçme-SPAK më 18 maj 2022, ai rezulton se ka kryer nje seri veprimesh me qëllim tjetërsimin e pronave që disponon në qytetin e Elbasanit.

Mesa duket i dyshuari ka pasur dijeni për hetimin pasuror që po zhvillohej nga Prokuroria e Elbasanit dhe për pasojë ka vendosur të heqë përgjegjesinë penale dhe njëkohësisht të mbrojë juridikisht statusin e pasurive të tij.

Ora News mëson se në fillim të muajit maj, Gentian Sharra dhe bashkëshortja e tij Olta Sharra, kane shitur te njerëzit e tyre të afërt, disa prej makinave që ata dispononin. Njëherësh Sharra ka shitur te nusja e vëllait dhe 4 pasuri të tjera të paluajtshme, me qëllim tjetërsimin dhe heqjen e përgjegjësise juridike te këto prona.

Sipas prokurorisë, të gjitha këto veprime jane kryer në ditët e para të muajit maj. Ndërsa vetëm pak ditë më vonë Gentian Sharra, do binte në prangat e policisë, si i përfshirë në disa grabitje me armë së bashku me Talo Çelën, Nuredin Dumanin dhe persona të tjerë.

Ky hetim pasuror ndaj Gentian Sharrës, i nisur nga Prokuroria e Elbasanit në qershor 2021 dhe i finalizuar në muajin qershor 2022, zbuloi se në kompaninë e gruas "Sharra", ishte punësuar si magazinier për një periudhë kohe dhe njeriu më i kërkuar i policisë, Talo Çela, i cili deklarohej me nje rrogë prej 300 mijë lekë. Çështja ka kaluar për hetime të mëtejshme në prokurorine e posaçme SPAK, pasi është transferuar me urdhër të prokurorit Arben Kraja.

Gentian Sharra, gruaja e tij, Olta, babai, vëllai dhe kunata janë duke u hetuar nga SPAK, ndërsa pjesa më e madhe e pasurive është sekuestruar përfshirë dhe nje kompani ne emër të gruas qe ka fituar dhjetra tendera për ushqime në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, spitale, kopshte, çerdhe etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco