FOTO/ Një breshër i paparë shkatërron arat me grurë në Maliq, tronditje në fshatra

FOTO/ Një breshër i paparë shkatërron arat me grurë në Maliq, tronditje në fshatra

08:33, 01/07/2022
A+ Aa A-

Breshëri i rënë pasditen e djeshme në disa fshatra në Korçës shkaktoi dëme të mëdha në kulturat bujqësore. Në fshatin Orman, Rëmbec e Pojan të Maliqit, dëmet më të mëdha janë në parcelat e mbjella me grurë me afro 500 ha, njofton gazetarja Sidorela Xhomaqi.

Sipas fermerëve ky breshër shkatërroi mbi 95% të prodhimit i cili pritej së shpejti të korrej. Nga ana tjetër shpenzimet për këtë vit kanë qenë tepër të larta për shkak të rritjes së çmimeve të imputeve bujqësore, kur fermerët kanë investuar shuma kolosale që arrijnë deri në 50 milion lekë.

Për kryetarin e baskisë së Maliqit, Gëzim Topçiu situata është mjaft e vështirë, dëmet janë të shumta. Priten nga ana e Ministrisë së Bujqësisë grupe me ekspertë bujqësore që do të vlerësojnë në çdo parcelë dëmet e shkaktuara.

Breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në Njësinë Administrative Progër kryesisht në frutikulturë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco