Arrestohet një shqiptar dhe një spanjoll për vjedhjen 3 milionë euroshe në vilën e Marco Verratti në Ibiza

Arrestohet një shqiptar dhe një spanjoll për vjedhjen 3 milionë euroshe në vilën e Marco Verratti në Ibiza

10:25, 30/06/2022
A+ Aa A-

Policia spanjolle ka ndaluar 2 persona si autorë të grabitjes tremilionëshe në një vilë në Ibiza në pronësi të Ronaldo Nazaria, Fenomeni, që ia kishte dhënë me qira mesfushorit blu të PSG-së, Marco Verratti dhe gruas së tij Jessica Aidi. Një pjesë e madhe e bizhuterive dhe orëve të vjedhura futbollistit, u gjetën në një ndarje të fshehtë brenda makinës në të cilën kishin hipur grabitësit, njeri prej tyre shqiptar.

Janë kapur mëngjesin e së mërkurës, autorët e grabitjes së vilës në Ibiza të marrë me qira nga Marco Verratti dhe bashkëshortja e tij Jessica Aidi. Policia Kombëtare Spanjolle ndaloi në mëngjes  dy burra në portin e Denia (Alicante), në qytetin bregdetar nga ku nisen tragetet për në Baleari. Dy të dyshuarit kishin hipur në anije nga Ibiza dhe u kapën kur zbarkuan në kontinent.

Sipas gazetaës iberike Caso Abierto, kur u ndaluan në makinë, hajdutët kishin me vete pjesën më të madhe të plaçkës - e përbërë kryesisht nga bizhuteri dhe orë - të cilat ishin fshehur në një fund të dyfishtë të fshehur brenda automjetit.

Kriminelët e arrestuar dyshohet se janë pjesë e një bande shqiptarësh dhe spanjollësh të përkushtuar për grabitjen e shtëpive dhe ishin me precedentë: të arrestuarit janë, njëri shqiptar dhe tjetri spanjoll e akuzohen për grabitje dhe anëtarësim në një organizatë kriminale.

Hetimet e policisë janë ende të hapura për të arrestuar pjesën tjetër të anëtarëve të bandës dhe gjithashtu për të zbuluar nëse ata kanë zgjedhur rastësisht vilën e futbollistit blu apo vjedhja është kryer pas një bastisjeje të organizuar paraprakisht.

Vjedhja ndaj mesfushorit të kombëtares italiane PSG ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur kriminelët hynë në vilën në Cala Jondal që Verratti kishte marrë me qira nga Ronaldo, Fenomeni.

Të favorizuar nga një dritare e hapur e harruar, hajdutët u larguan me një sasi të madhe plaçkë: 10,000 euro para kesh, plus bizhuteri, ora, sende me vlerë dhe diamante me vlerë rreth 3 milionë .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco