'S'e di si është bërë, nuk ishte e qëllimshme'/ Dëshmojnë manipuluesit e votave të 25 prillit në Elbasan

'S'e di si është bërë, nuk ishte e qëllimshme'/ Dëshmojnë manipuluesit e votave të 25 prillit në Elbasan

20:29, 29/06/2022
A+ Aa A-

6 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në dy qendra numërimi në Elbasan. Të gjithë janë numërues në një KZAZ-je.

Janë arrestuar E.K, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla ndërsa janë shpallur në kërkim Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.

Në dëshminë e tyre para grupi të hetimit ato kanë deklaruar se gabimi është kryer nga lodhja dhe nga pakujdesia. Sipas tyre gabimi nuk ishte i qëllimshëm dhe se nuk kishin interes për ndryshim rezultati.

‘Unë nuk di të them si është bërë ky ndryshim votash në këtë tabelë rezultati të kësaj kutie votimi, mendoj se do te jetë bërë gabim nga lodhja pasi nuk ka patur as një interes për ndryshimin e rezultatit.’- ka deklaruar Ylli Kuka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco