Shpërthejnë infektimet e Covid/ 581 raste në 24 orët e fundit

Shpërthejnë infektimet e Covid/ 581 raste në 24 orët e fundit

16:37, 29/06/2022
A+ Aa A-

Ka shënuar një shpërthim të vërtetë pandemia e koronavirusit në Shqipëri.

Ditën e sotme janë shënuar 581 raste të reja, me Covid 19 në 24 orët e fundit.

Shumica e tyre janë në Tiranë.

Ndërkaq nuk ka humbje jete.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1534 testime, 581 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 217 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1534 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 581 qytetarë, në këto bashki:

329 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Lezhë, 18 në Durrës, nga 13 qytetarë në Kurbin, Krujë, Vlorë, nga 12 qytetarë në Lushnje, Elbasan, 10 në Gjirokastër, nga 9 qytetarë në Shkodër, Sarandë, Berat, nga 7 qytetarë në Roskovec, Divjakë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gramsh, nga 4 qytetarë në Vorë, Maliq, Pogradec, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Përmet, Poliçan, nga 2 qytetarë në Shijak, Kavajë, Patos, Mallakastër, Himarë, Librazhd, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Delvinë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.

Janë 2,528 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,271 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 581

Të shëruar në 24 orë 217

Të shtruar në spitale 21

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1534

Testime totale 1,847,632

Raste pozitive 280,298

Raste të shëruara 274,271

Raste Aktive 2,528

Humbje jete 3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  1,842

Fier      168

Vlorë   133

Durrës 99

Gjirokastër 70

Lezhë   66

Shkodër 50

Elbasan 46

Korçë   24

Berat   21

Dibër   6

Kukës   3

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Doktori29/06/2022 17:39

Lerini keto. Fillojne protestat. Dhe me Doktorin do tju hyje lepuri nga, e dini vete ju.

Shto koment

Denonco