EMRI - Aksidenti/ Vdes shqiptarja, shoferi italian po udhëtonte kundravajtje në autostradë

EMRI - Aksidenti/ Vdes shqiptarja, shoferi italian po udhëtonte kundravajtje në autostradë

22:31, 26/06/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur në autostradën A7 në Genova të Italisë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.

Sipas medieve italiane, në aksident u përfshinë një BMË që drejtohej nga 35-vjeçarja me origjinë shqiptare Matilda Hidri dhe një fuoristradë tip Volvo që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.

Sipas rindërtimit të skenës nga autoritetet italiane, raportohet se shkak i aksidentit ka qenë 46-vjeçari, i cili për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës.

Nga përplasja e fortë mes dy mjeteve që janë shkatërruar mbetën të vdekur në vend të dy drejtuesit e mjeteve; 35 - vjeçarja Matilda Hidri dhe 46 - vjeçari Giuseppe Garavaglia.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident; një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar. Këta të tre udhëtonin me një makinë Volkswagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco