Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Bllokohen alpinistët në Valbonë, njëri i dëmtuar

Bllokohen alpinistët në Valbonë, njëri i dëmtuar

18:11, 26/06/2022
A+ Aa A-

4 alpinistë kërkojnë ndihmën e shpejtë me urgjencë.

Dyshohet se janë bllokuar në Majën e Zhaborres ose të Brijasit në Valbonë.

Ka të dëmtuar. Një nga alpinistët ka thyer këmbën.

Alpinistët kërkuan ndihmë nga policia dhe banorët e zonës, ndërsa mësohet se efektivët janë nisur drejt vendngjarjes.

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, jemi njoftuar se  në zonën e Valbonës, 2 shtetas (bashkëshortë / aplinistë), duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar dhe nga informacionet paraprake, njëri prej tyre është dëmtuar dhe në pamundësi për të lëvizur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar alpinistët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar.

Nga informacionet e deritanishme, 2 alpinistët e bllokuar po asistohen edhe nga 2 shtetas të tjerë (alpinistë), të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco