Arrestohet 21 vjeçari, diktoi postbllokun e policisë dhe zbriti emigrantët nga makina

Arrestohet 21 vjeçari, diktoi postbllokun e policisë dhe zbriti emigrantët nga makina

16:58, 26/06/2022
A+ Aa A-

Një person është arrestuar ditën e sotme në aksin rrugor Maliq- Lozhan pasi në automjetin e tij u gjetën 5 emigrantë.

E. Xh., 21 vjeç, banues në Korçë sapo ka pikasur shërbimet e postbllokut të policisë, në afërsi të vendit të quajtur "Tyrbja e Goçës", me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka zbritur nga automjeti tip "Benz" emigrantët.

Ai do ti merrte sërisht më pas në mjetin e tij, për t'i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip "Benz", tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco