Sherr për shezllonet, plagoset rëndë biznesmeni në Shëngjin

Sherr për shezllonet, plagoset rëndë biznesmeni në Shëngjin

14:53, 26/06/2022
A+ Aa A-

Një sherr për shezllonet ka ndodhur këtë të diel.

Ngjarja ndodhi në zonën e Kunes, në Shëngjin, ku janë përfshirë disa persona.

Burime bëjnë me dije së është goditur me sende lopatë pas koke, Armand Marku nga një person tjetër, i cili është një kërkim.

Mësohet se Armand Marku është pronari i shezlloneve në zonën ku ka ndodhur sherri, ndërsa nuk dihet shumë për autorin.

Marku ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur me ambulance drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia e Shëngjinit/ Informacion paraprak

Në Kune, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi P.D. ka goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin A. M., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vazhdon shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt, marrjen e deklarimeve, administrimin e çdo prove si dhe çdo veprim tjetër hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Në vijim, do të jepet informacion përfundimtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco