Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

‘Kishin kthyer anijen në fermë’/ Arrestohen me 1900 bimë kanabisi 3 shqiptarë në Valencia

‘Kishin kthyer anijen në fermë’/ Arrestohen me 1900 bimë kanabisi 3 shqiptarë në Valencia

21:46, 24/06/2022
A+ Aa A-

Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut të drogës duke arrestuar tre shqiptar të cilët u kapën pasi kishin ngritur një  plantacion marjuane me pothuajse 2 mijë bimë brenda një magazine në qytetin e Valencias me vlerë deri në 40 mijë euro.

Droga u gjet krejt papritur kur një agjent i policisë spanjolle kishte hasur në erën e fortë të marijuanës në një magazinë në zonën industriale të qytetit.

Më pas ka mbërritur policia spanjolle ku gjeti plantacionin e drogës në një anije e modifikuar sikur shiste divanë nën mbishkrimin ‘Divanë në masën tuaj’.

Agjentët kontrolluan anijen në prani të pronarit të saj ku u gjetën 3 shqiptarët që kalonin natën brenda anijes dhe prej disa ditësh nuk kishin dalë prej saj.

Ato kishte 4 dhoma të mëdha ku mbante 1900 bimë marijuanë, përveç materialeve të ndryshme të nevojshme për kultivim: 247 llamba, 132 ventilatorë, 269 çakëll, 9 filtra ajri, 9 radiatorë termikë, 10 kohëmatës dhe 7 rezervuarë uji.

Të tre shqiptarët nga 24 deri në 50 vjeç  u arrestuan për krimet për ngritje të grupit kriminal dhe trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco