VIDEO-SYRI TV/ Grabitjet e pronave, Shtëmbari: 272 vjedhje banesash në 2022

17:38, 24/06/2022
A+ Aa A-

Vendi ynë vijon të ketë numër të lartë grabitjesh të banesave me dhunë. Shefi i sektorit te krimet e rënda në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari tregon se vjedhjet me dhunë janë shqetësim jo vetëm për qytetarët por dhe institucionet. Ai thotë se numri mbetet i lartë, pavarësisht se është rritur zbulueshmëria. Zonat periferike të Tiranës, kanë rastet më të mëdha të grabitjeve të banesave.

Nga SYRI TV

Grabitja e banesave është një ndër veprat penale më të shpeshta në vendin tonë, ku jo në pak raste ka përfunduar në dhunimin e pronarëve.

Vetëm pak javë më parë, në ngjarje e tillë ndodhi në fshatin Vermosh të Malësisë së Madhe, ku një çift të moshuarish u grabitën me armë dhe dhunë nga dy persona ende të pa ndaluar nga policia.

Por si paraqitet situata në Shqipëri në lidhje me vjedhjen e banesave?! Shefi i Sektorit në Drejtorinë e Krimeve të Rënda, Josif Shtëmbari, tregon për SYRI TV se rastet e vjedhjeve të banesave në vend janë të larta, pavarësisht rritjes së zbulueshmërisë.

Po cilat janë zonat më problematike në Tiranë. Josif Shtëmbari rendit disa prej tyre, kryesisht në zonat periferike.

Lidhur me autorët, shefi i sektorit të krimeve të rënda, Josif Shtëmbari, tregon se grumposha 18-25 vjeç përbën shumicën e rasteve të autorëve të identifikuar, por nuk përjashtohen as të miturit.

Lidhur me masat që merren pas evidentimit të të miturëve në vjedhje apo grabitje Shtembari tha se ka bashkëpunim me organizata të cilat kujdesen për ta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco