Lajmi i fundit

VIDEO/ Vlorë: Atentatorët djegin makinën pa targa pas ekzekutimit mafioz, dyshohet për 3 vrasës

Në 2 ditë në Rinas riatdhesohen 72 shqiptarë nga Britania e Franca Foto Ilustruese

Në 2 ditë në Rinas riatdhesohen 72 shqiptarë nga Britania e Franca

13:35, 24/06/2022
A+ Aa A-

Gjatë 2 ditëve të fundit, në Rinas, në kuadër të operacionit për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendën në situatë të parregullt në territorin britanik dhe në atë francez, kanë mbërritur, me 2 avionë charter nga Anglia dhe Franca, 72 shtetas shqiptarë të kategorisë “Deportiv”.

Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia, ndodheshin 24 shtetas shqiptarë, nga të cilët 21 shtetas shqiptarë që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje.

Po ashtu janë sjellë edhe 3 shtetas të tjerë, për qëndrim të parregullt në Angli. Këta shtetas, pasi iu nënshtruan procedurave të intervistimit dhe verifikimit, u lanë të lirë.

Ndërsa në charter-in e dytë që mbërriti nga Franca, ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, të cilët ishin me qëndrim të parregullt ne territorin francez, ndërsa disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli, dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit, për vepra të ndryshme penale të kryera në Francë.

4 prej shtetasve të kthyer “Deportiv” nga Franca, në përfundim të hetimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco