Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ Aleanca për Teatrin ankimon vendimin e SPAK, Kalaja: GJKKO ta shfuqizojë

13:30, 24/06/2022
A+ Aa A-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ankimuar në GJKKO, vendimin e prokurorit Vladimir Mara për mosfillimin e hetimit për kallëzimin ndaj prokurorit të SPAK, Edvin Kondili. Avokatja Adriana Kalaja e ka konsideruar këtë vendim si të paligjshëm, duke kërkuar edhe shfuqizimin e tij.

Nga SYRI TV

Aleanca për Mbrojten e Teatrit vijon betejën ligjore për shembjen e Teatrit Kombëtar dy vjet më parë. Këtë të premte kjo aleancë ka ankimuar në GJKKO vendimin e prokurorit Vladimir Mara për mosfillimin e hetimit për kallëzimin penal ndaj prokurorit Edvin Kondili. Avokatja Adriana Kalaja shprehet se vendimi i SPAK është i paligjshëm e duhet të shfuqizohet.

Aleanca për Teatrin ka bërë padi ndaj prokurorit Edvin Kondili për shpërdorim detyre me argumentin se ai nuk shqyrtoi kallëzimet e Aleancës për Shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kalaja shprehet se çështjen e Teatrit do ta çojnë edhe në gjykata ndërkombëtare në rast se institucionet shqiptare të drejtësisë dështojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco