Dy xhihadistë me origjinë nga Kosova ndalohen në Itali, dyshohej se do të kryenin vepra terroriste

Dy xhihadistë me origjinë nga Kosova ndalohen në Itali, dyshohej se do të kryenin vepra terroriste

09:26, 24/06/2022
A+ Aa A-

Dy të rinj (një djalë dhe një vajzë)  me precedent të pastër dhe me origjinë kosovare janë arrestuar në Itali pasi dyshohet se kishin planifikuar të kryenin një sulm me mjetet plasëse në Itali, në emër të organizatës ‘Shteti Islamik’.

Për këtë aryse më 15 qershor karabinierët zbatuan një urdhër ndalimi, të lëshuar nga Prokurori i Trenots, ndaj dy të dyshuarve.

Dy të rinjtë po hetohen nga prokuroria e Trentos për terrorizëm, përmbysje të rendit demokratik dhe trajnim për qëllime terrorizmi.

Më 18 qershor gjyqtari hetues i Gjykatës së Roveretos urdhëroi arrest shtëpie vetëm ndaj të riut.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ata prej kohësh kishin ndërmarrë një rrugë radikalizimi nga propaganda xhihadiste në internet, shkruan Tg.com.

Pas kryerjes së sulmit ata duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike - prekursorë për prodhimin e mjeteve shpërthyese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco