‘Po nxitoj se kam familjen me pushime’, si u kap shqiptari me 24 heroinë në Itali

‘Po nxitoj se kam familjen me pushime’, si u kap shqiptari me 24 heroinë në Itali

09:31, 24/06/2022
A+ Aa A-

Vetëm pas disa ditë të kryerjes së operacionit, autoritetet italiane kanë informuar zyrtarisht mbi sekuestrimin rekord të drogës lloji heroinë në Portin e Ankonës.

Në pranga është vënë një 53 vjeçar shqiptar i cili së bashku me automjetin e tij ishte nisur me tragetin e linjës nga Porti i Durrësit drejt Ankonës.

Gjatë kontrollit rutinë në Policinë kufitare, pyetjes së motivit të udhëtimit të tij, 53 vjeçari i është përgjigjur "më duhet të nxitoj sepse kam familjen me pushime në Itali".

Prej këtij momenti, finacierët italianë në portin e Ankonës vendosën të kryejnë një kontroll më teknik në automjetin e shqiptarit.

Me ndihmën e qenit antidrogë Isabell, në sediljen pranë krahut të shoferit u zbulua një vend i modifikuar e i salduar me pllaka plumbi për t'i shpëtuar kontrolit me rreze radiogjene, shkruan ora news.

Në këtë vend të fshehtë u gjetën 43 pako me heroinë me peshë totale 23 kg e 640 gramë.

Guardia di Finanza Italiane informon se heroina është e një cilësie mjaft të lartë e shitja në treg do të sillte një përfitim rreth 2 milionë euro.

53 vjeçari shqiptar është vënë nën arrest e ndodhet në burgun e Ankonës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore me akuzën e trafikut të drogës e në sasi të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco