Fier: Përplaset për vdekje një adoleshent, arrestohet shoferi që e la në mes të rrugës

Fier: Përplaset për vdekje një adoleshent, arrestohet shoferi që e la në mes të rrugës

08:13, 24/06/2022
A+ Aa A-

Një adoleshent ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në rrugën e fshatit Hamil të Fierit, ku ai banonte. 15-vjeçari po kalonte me biçikletë kur makina që drejtohej nga Egzon Berisha, 29-vjeç, banor i fshatit pranë Dërmenas, e goditi rëndë. Pas mesnate, në orën 2:00, ai ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Pas aksidentit, Egzon Berisha nuk i dha ndihmën e parë, por u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë Policia e Fierit e ndoqi dhe e arrestoi dhe tashmë mbi të rëndojnë d yakuza.

Në njoftimin e Policisë së Fierit thuhet:

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

Në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit". “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco