‘Mbi 10 kg drogë në garazh’/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali, fqinji i ‘bëri gropën’

‘Mbi 10 kg drogë në garazh’/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali, fqinji i ‘bëri gropën’

17:50, 23/06/2022
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar një 30 vjeçar shqiptar, pasi në garazhin e tij janë kapur 10 kilogramë e gjysmë kanabis.

Nga raportimet e mediave, droga mbahej në një garazh në zonën e Viale Piacenza dhe ishte e ndarë në pako të ndryshme gati për shitje.

Burimet bëjnë me dije se policia ra në gjurmët e trafikantit të drogës nga denoncimi i një banori.

Nga të dhënat e para, 30 vjeçari shqiptar i rënë në prangat e policisë, rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal. Ai është arrestuar në flagrancë në vitin 2021 për trafik droge. Ndërkohë që ka qenë nën hetim dhe në vitin 2017 për të njëjtën vepër penale.

Shqiptari jeton në Parma, me bashkëshorten e tij, ndërkohë që identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco