Tentoi të puthte me zor kamarieren në Itali, e pëson 47-vjeçari shqiptar

Tentoi të puthte me zor kamarieren në Itali, e pëson 47-vjeçari shqiptar

17:30, 23/06/2022
A+ Aa A-

Pasi tentoi të puthte me zor një kamariere në Itali, pasoja nuk ka qenë e lehtë për shqiptarin 47-vjeçar.

Ishte pronari i lokalit ai që ka sinjalizuar policinë për të shpëtuar punonjësen e tij të cilën e kishte punësuar si kamariere.

Pas arrestimit, për shqiptarin është vendosur sot nga Gjykata masa e sigurisë 'arrest shtëpie'. 

Në bazë të videove të regjistruara nga kamerat e në ambientet e lokalit vërtetojnë pretendimet e kamarieres.

Në video duket 47-vjeçari shqiptar që i është afruar të resë, e cila në atë moment ishte përkulur për të pastruar banakun dhe pasi iu afrua në qafë e përqafoi me forcë dhe tentoi ta puthte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco