Zbulohet banda e hajdutëve të pallateve tek Unaza e Re, prangosen 4 persona

Zbulohet banda e hajdutëve të pallateve tek Unaza e Re, prangosen 4 persona

14:35, 23/06/2022
A+ Aa A-

Arrestohet banda e hajdutëve të pallateve tek Unaza e Re. 4 të rinj 20 vjeçarë u arrestuan, një tjetër në kërkim dhe një adoleshent në hetim për akuzën e vjedhjes të kryer në bashkëpunim

"Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re" informon policia e Tiranës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit, në rrugën "Nexho Konomi", kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e një shtetasi, si dhe automjetin e tij tip "BMW", ndërsa 31 vjeçari i ka ndihmuar autorët për të shitur automjetin e vjedhur.

Gjithashtu, më datë 22.06.2022, po në rrugën "Nexho Konomi", dyshohet se kanë vjedhur sendet personale në automjetin në pronësi të shtetasit L. M.

Në vijim të veprimeve u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për: - L. Z., 23 vjeç, M. M., 21 vjeç, E. M., 22 vjeç dhe I. Xh., 21 vjeç, për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco