Si u zbulua garazhi ku u sekuestrua një arsenal armësh te ‘Liqeni i Thatë’

Si u zbulua garazhi ku u sekuestrua një arsenal armësh te ‘Liqeni i Thatë’

12:58, 23/06/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni ‘Silent’ tek Liqeni i Thatë ku u sekuestruar një arsenal armësh.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Tiranë në zonën e Kodër Mëzezit u zbulua një arsenal armësh në një banesë private, që shpërbenin për të modifikuar armët e zjarrit.

Për këtë ngjarje policia arrestoi dy persona, Elvis Bakallin dhe Dorian Kalon.

Në vijim të hetimeve policia zbuloi në telefonin celular të të arrestuarit Dorian Kalo një foto të garazhit ku mbaheshin armët që u gjetën te Liqeni i Thatë, duke ngritur dyshimet për një tjetër depo armësh në kryeqytet që mund të kishte lidhje me atë që u gjet në Kodër Mëzez.

Fotoja ne celularin e Dorian Kalos zbuloi 27-vjeçarin Eno Papa, pasi në foto ishte garazhi i marrë me qira nga ky i fundit pak kohë më parë në zonën e Liqenit të Thatë në rrugën “Peti”, policia sekuestroi 2 snajpera, 4 kallashnikov, 2 armë automatike, 4 pistoleta me silenciator, tre kallëpe tritoli.

Disa prej armëve ishin modifikuar dhe përshtatur si snajper me shënjestra optike dhe dyshohet se do përdoreshin nga grupet kriminale për vrasje. Grupi hetimor ka dyshime se ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Po hetohet nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale dhe për ta zbuluar armët janë dërguar ne laboratorin e ekspertizës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco