Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

I sekuestrohen pasuritë nga Gjirokastra në Tiranë/ Apartamente, makina dhe toka ishin në emër të të atit

I sekuestrohen pasuritë nga Gjirokastra në Tiranë/ Apartamente, makina dhe toka ishin në emër të të atit

10:57, 23/06/2022
A+ Aa A-

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e një shtetasi të identiifkuar me iniciale B.P për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të cilat ishin vendosur në emër të të atit. 

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1336 të datës 21.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhënë ndaj subjektit R.P dhe personave të lidhur, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.

Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

Pasuria e llojit apartament me siperfaqe 105 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.

Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit,e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2,në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.

3 automjetetë markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dhe Audi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco