VIDEO/ Arsenali i armëve në garazh, jepet masa e sigurisë për Eno Papa, ja si u zbulua armatimi

10:52, 23/06/2022
A+ Aa A-

Gjykata ka vlerësuar si të  ligjshëm arrestimin e Eno Papa (Beqiri), duke i caktuar masën e sigurisë "arrest me burg".

Vendimi është marrë sot për Eno Papa (Beqiri) i cili u arrestua dy ditë më parë pasi iu zbulua punishtja e armëve në zonën e liqenit të thatë.

Në një garazh u sekuestruan nga policia armë të kalibrave të ndryshëm, snajper dhe kallashnikovë. 

Eno Papa Beqiri bëjnë me dije burime është zbuluar përmes telefonit të Dorian Kalos, të arrestuar disa ditë më parë pas zbulimit të bazës së armëve në një ambient pranë vilës në ndërtim të Ervis Bakallit në Mëzez.

Referuar dosjes hetimore, Papa ka deklaruar se ambientit te Liqeni i Thatë e ka marrë me qira për llogari të një mikut të tij që e kishte marrë për të futur makinën. Papa pretendon se pothuajse nuk ka hyrë fare në këtë garazh. Prokuroria pretendon se Papa është pronari i këtij garazhi dhe për këtë arsye dyshon se ka lidhje me armët. Papa pretendon se nuk ka lidhje me Dorian Kalon, por nga ana tjetër gjatë hetimeve është zbuluar një foto e garazhit në telefonin e Dorian Kalos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco