Shqiptari që zbriti në Ankona më 24 kg heroinë, emër i njohur nga shërbimet sekrete

Shqiptari që zbriti në Ankona më 24 kg heroinë, emër i njohur nga shërbimet sekrete

10:41, 23/06/2022
A+ Aa A-

Policia italiane ka bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Ankona një automjet brenda të cilit, pas kontrollit, u gjetën plot 24 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Me mjetin e drogës udhëtonte një 50-vjeçar që, sipas të dhënave të Policisë italiane, ishte një person i njohur për autoritetet shqiptare.

Ai është vënë menjëherë në pranga dhe është dërguar në paraburgim, por sipas të dhënave, ai ka mohuar që lënda narkotike të jetë e tij.

Policia e Shtetit nuk dha asnjë informacion në lidhje me këtë person, por Policia e Durrësit për Panorama ka thënë theksoi që dyshohej se bëhej fjalë për F. H., një emër i njohur vite më parë në Policinë e Shtetit, i cili ka qenë listuar në raportet e shërbimeve sekrete si i përfshirë në trafikun e drogës që në vitin 2016.

Referuar të dhënave të mediave italiane, saktësohet se ishin 24 kg heroinë që u bllokuar në Portin e Ankonës në Italia. Policia ka vënë në pranga një ish-polic 50-vjeçar shqiptar, që e kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip “Mercedes”. Ai u prangos ndërkohë që lënda ishte vendosur në dyshemenë e modifikuar të makinës.

F. H. ka qenë një prej policëve të dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës gjatë vitit 2016 dhe emri i tij doli në raportet që i janë nisur Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Shërbimit të Ankesave në Ministrinë e Brendshme për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017 nga SHISH, por asnjëherë nuk u hap ndonjë proces ndaj tij

Arrestimi: Një shqiptar zbret në portin e Ankonës me 24 kg heroinë, sasia më e madhe e kapur sivjet

Një shqiptar u arrestua me 24 kilogramë heroine në portin e Ankonës në Itali. Ngarkesa e madhe u kap nga Policia financiare.  “Korrieri” kishte udhëtuar me një Mercedes, i cili zbarkoi mëngjesin e së shtunës nga një anije që vinte nga Durrësi, njofton media italiane sot. 

Ishte mëngjes kur në kalatë ishin të pranishme “Beretat jeshile” me repartin e qenve. Me kontrolle të rastësishme e ndaluan makinën me një 50-vjeçar shqiptar në bord.

Burri po djersiste dhe sigurisht jo nga vapa. Policia financiare italiane i ka kërkuar dokumentet dhe arsyen e mbërritjes në Ankona por 50-vjeçari ka qenë i paqartë, pa specifikuar se për kishte ardhur dhe mbi të gjitha se në cilin vend ishte nisur për të shkuar. Ndaj, u bë një kontroll i plotë i "Mercedesit".

Qentë filluan të nuhasin diçka dhe operacioni zgjati pak, sepse në mënyrë të dukshme me sy të lirë nuk kishte asgjë në ndarjet e makinës përveç sendeve personale të shoferit dhe disa rrobave rezervë. 

Në anën e pasagjerit, megjithatë, hunda e qenve u përqendrua, gjë që bëri që ushtarakët të hiqnin një pjesë të karrocerisë.  Në një ndarje të krijuar dhe të maskuar posaçërisht ishte krijuar një fole. Në thellësi, dolën 43 pako të ndara mirë me gjithsej 24 kilogramë heroinë. 

Shqiptari u përpoq të thoshte se nuk ishte në dijeni dhe se makina nuk ishte vetëm e atij në përdorim.  Prokurorja Irene Bilotta u njoftua dhe 50-vjeçari u arrestua me akuzën e zotërimit dhe trafikut të drogës.

Droga u sekuestrua si dhe automjeti ndërsa shqiptari u dërgua në burg. Gjyqtari hetues Carlo Masini e ka pranuar arrestimin. Po vijojnë hetimet nga Financat për të gjurmuar furnizuesin zyrtar dhe për të kuptuar se ku drejtohej një sasi kaq e madhe. 

Ka të ngjarë që vetëm një pjesë të ishte destinuar për në Ankona, një lloj furnizimi për verën që sapo ka filluar, për t'u dorëzuar në pushues të ndryshëm të zonës. 

Pas zbarkimit, shqiptari do ta kishte pasur të lehtë të mbërrinte në destinacionet e rivierës ku ndoshta drejtohej pjesa tjetër e sasisë. 

Ngarkesa e kapur të shtunën, rreth orës 11 kur u bë kontrolli, është një nga më të mëdhatë e gjetura në port që nga fillimi i vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco