EMRI/ I vuri flakën një automjeti, arrestohet autori në Delvinë

EMRI/ I vuri flakën një automjeti, arrestohet autori në Delvinë

10:09, 23/06/2022
A+ Aa A-

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i cili i vuri flakën një automjeti tip “Suzuki” në Delvinë.

"Shkëlqim Shehu 47 vjeç, ditën e djeshme ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit me inicialet L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë", informon policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco