Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ Tritoli në makinën e Sadikajt mund të jetë vendosur në Tepelenë

09:48, 23/06/2022
A+ Aa A-

Lënda plasëse në makinën e Aleksandër Sadikajt mund të mos jetë vendosur në Tiranë. Hetuesit i kanë ngritur këto dyshime pasi kanë vëzhguar orë të tëra pamje filmike nëpër zonat ku ka lëvizur i riu, përfshirë qendra tregtare dhe rrugë krah të cilave ndodhen objekte dhe biznese të pajisura me kamera, duke mos përfituar asnjë lëvizje apo person të dyshimtë.

Për këtë ka dyshime të forta, ndonëse të paprovuara ende, që lënda plasëse në automjetin tip "Golf 7" të jetë vendosur në Tepelenë, përpara se viktima të udhëtonte drejt Tiranës mëngjesin e 9 qershorit.

Burime bëjnë me dije se përpara këtij momenti, 27-vjeçari ka pasur një takim në këtë qytet në jug të vendit, ku është caktuar për të zgjidhur një mosmarrëveshje, por në fakt vetëm sa ka agravuar.

Referuar dosjes hetimore, Sadikaj qëndronte në një apartament të marrë me qira në Tiranë disa kohë më parë nga bashkëjetuesja e tij bashkë me një shoqe, ndërsa kontrata ishte nënshkruar nga kjo e fundit me qiramarrësin.

Përpara kësaj banese, ndodhen disa godina 2-3-katëshe, të cilat janë të pajisura me kamera sigurie. Është pikërisht shpresa e fundit për hetuesit që po vëzhgojnë me kujdes çdo detaj të regjistruar, por bëhet fjalë për një kohë të gjatë që nevojitet.  Sadikaj, sipas dosjes hetimore dhe bazuar edhe në dëshmitë e të afërmve, e parkonte makinën në rrugë, përballë apartamentit, gati për t'u nisur në rast çdo nevoje apo situate. Edhe një natë para krimit, kishte bërë të njëjtën gjë, ku duket në planin e kamerave të godinave përballë.

Mungesa e provave në Tiranë, i ka rikthyer hetuesit tek Tepelena dhe Memaliaj, lëvizjet që ka bërë i riu atje, personat që ka takuar dhe dëshmitë e të njohurve.

Burime të besueshme pranë Policisë së Shtetit thonë se janë të bindur që 27-vjeçari është viktimë i një konflikti dhe mosmarrëveshje për drogën, por nuk i rrëzojnë pistat e tjera përfundimisht.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, autoritetet shqiptare nuk ishin në dijeni rreth akuzave që ishin ngritur në shtetin grek ndaj Sadikajt, dhe këtë e kanë mësuar pas ngjarjes me tritol, kur janë interesuar për asistim në hetime.

Pavarësisht se prej 3 vitesh i riu nuk futej në shtetin fqinj për shkak se kërkohej nga drejtësia e këtij vendi, por edhe konfliktet e hapura në të shkuarën për shkak të aktivitetit me të cilin është marrë, në Shqipëri për Policinë Shqiptare, ishte i pastër.

Çështjet me drejtësinë në vendin tonë, për disa vepra të lehta penale, i kishte shpaguar, por nga ana tjetër pranohet se ishte një subjekt që për shkak të së shkuarës, mbahej në vëmendje...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco