EMRAT/ Aksidenti me vdekje në Shkodër, arrestohet shoferi, identifikohet viktima

EMRAT/ Aksidenti me vdekje në Shkodër, arrestohet shoferi, identifikohet viktima

09:47, 23/06/2022
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka arrestuar shoferin 47-vjeçar, i cili u përshi në aksidentin ku humbi jetën 31-vjeçarja mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Viktima është identifikuar si Zoje Bregu, 31 vjeç.

Gëzim Burgaj, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“47-vjeçari, rreth orës 21:20 të mbrëmjes së djeshme  në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Zoje Bregu, 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë”, bën me dije policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco