VIDEO/ Makina 'fluturon' nga rruga në lokal në Lezhë, plagoset një klient

09:26, 23/06/2022
A+ Aa A-

Aksident në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Tresh të Lezhës.

Një automjet Volkswagen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lokal.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person që po pinte kafe në lokal dhe është dërguar për ndihmë mjekesore në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që mund të prodhonte tragjedi, pasi në lokal ka patur disa persona.

Lezhë /Informacion paraprak 

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor dytësor Lezhë -Milot, në vendin e quajtur Tresh, shtetasi N.V. , ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij duke dalë nga rruga dhe përfunduar tek veranda e një lokali.

Për pasojë, është lënduar shtetasi N.N. 60 vjeç, klient i lokalit, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco