Eksperti: Prokuroria belge po heton lidhjet e krimit europian me segmente të politikës shqiptare

Eksperti: Prokuroria belge po heton lidhjet e krimit europian me segmente të politikës shqiptare

22:56, 22/06/2022
A+ Aa A-

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se prokuroria belge po heton lidhje të mundshme midis krimit të organizuar europian, shqiptar dhe strukturave të caktuara të politikës shqiptare. 

"Gjatë një vizitë në Belgjikë në Ministrinë e Jashtme mu konfirmua që janë disa çështje që po hetohen nga ana e prokurorisë belge dhe jo vetëm për lidhje të mundshme midis krimit të organizuar europian, shqiptar dhe strukturave të caktuara të politikës shqiptare të shohim se do të dalë rezultati", u shpreh ai. 

'Në Shënjestër' të gazetares Klodiana Lala, Karamuço foli edhe për një lloj të ri hashashi që po tregtohet, i quajtur hashash sintetik i cili ka 5-fish efekt nga hashashi normal. 

“Tashmë hashashi ynë shkon në Turqi dhe shkëmbehet me klering. Hashashi sintetik, ka efekt pesë fish nga hashashi normal. Jep efektin e heroinës dhe këto kohë kemi dëgjuar që kanë kaluar në overdozë për shkak të hashashit. Hashashi sintetik është i rrezikshëm…Është pesëfishuar përdorimi i brendshme i hashashit është trefishuar përdorimi i kokainës në Shqipëri. Ende nuk është hetuar skema e ‘pica conecttion’ gjatë kohës së pandemisë… Është bërë një skemë shumë organizuar për shpërndarjen e hashashit dhe kokainës”, tha ai.

Eni Ferhati: Vendimi për të legalizuar kanabis për qëllime mjekësore mund të keqkuptohet në disa zona të thella të vendit. Para se të arrijmë në këtë hap duhet një fushatë shumë e mirë…

A mendoni se kjo sipërmarrja bëhet pa vullnet politik?

Eksperti i Kriminalistikës: Gjatë një vizitë në Belgjikë në Ministrinë e Jashtme mu konfirmua që janë disa çështje që po hetohen nga ana e prokurorisë belge dhe jo vetëm për lidhje të mundshme midis krimit të organizuar europian, shqiptar dhe strukturave të caktuara të politikës shqiptare të shohim se do të dalë rezultati.

Eni Ferhati: Janë diku rreth 30 shtëpi bari të evidentuara nga policia vetëm për këtë vit. Zonat në risk janë ato klasike, Malësia e Krujës, e Shkodrës, lumi i Vlorës po ashtu edhe në zonën e Gjirokastrës ka disa zona. Pra janë zona me terren të thyer dhe që autoritetet të kenë kontroll në mënyrë periodike…

Më tej eksperti i kriminalistikës, u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët kanë një legjislacion i cili krijon shumë terren që këto të korruptohen.

“Gjyqtarët dhe prokurorët kanë një legjislacion për t’u korruptuar”, tha ai.

I pyetur për lidhjen mes punonjësve të policisë dhe drejtësisë me trafikantët, ai theksoi se organizatat kriminale nuk kanë rregulla të shkruara.

Eksperti i kriminalistikës: Shteti punon me rregulla, organizatat kriminale nuk kanë gjëra të shkruara.

A keni nga agjencia për mbrojtjen policore një numër të zyrtarëve, të policëve që janë duke u hetuar për lidhje me kriminelë?

Eni Ferhati: Janë një sërë institucionesh. Çështja e radarëve është një çështje që diskutohet prej vitesh. Vjet kam qenë brenda qendrës operacionale për monitorimin detar…Kam biseduar me drejtorin e kësaj qendre. Një nga dyshimet që ka pasur në atë kohë se si mund të fikej një radar ishte të hiqej energjia elektrike dhe kjo ka ndodhur.

Eksperti i Kriminalistikës: Radarët po ashtu bombardohen me zhurmues…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco