Hyri me pasaportë të falsifikuar/ Kapet me kokainë dhe euro cash, 26 vjeçari shqiptar në Itali

Hyri me pasaportë të falsifikuar/ Kapet me kokainë dhe euro cash, 26 vjeçari shqiptar në Itali

22:04, 22/06/2022
A+ Aa A-

Një 26 vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga policia italiane pasi është kapur me kokainë dhe me euro cash.

Gjithashtu, shqiptari u arrestua edhe për hyrje në mënyrë të paligjshme në Itali duke qenë se ai ishte dëbuar më parë nga vendi fqinj ndërsa është kthyer sërish duke përdorur pasaportë të falsifikuar.

Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën 30 doza kokainë ndërsa iu nënshtrua verifikimit të gjurmëve të gishtave ku përmes të cilave u zbulua edhe identiteti i tij i vërtetë.

I riu shqiptar ishte dëbuar më parë nga Italia dhe ishte kthyer duke përdorur të dhëna të tjera personale duke lëvizur lirisht në rrugët e vendit fqinj. Shqiptari është dëbuar duke e hipur në avion me një fluturim direkt nga Bolonja për në Tiranë. Ndërsa i ndalohet që të hyjë sërish në Itali për 5 vitet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco