Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

VIDEO/ Fëmijët i vënë zjarrin banesës tre katëshe në Berat, familjarët ishin në...

20:19, 22/06/2022
A+ Aa A-

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një vilë 3-katëshe në lagjen e ish/pjeshkores në Berat.

Zjarri është pikasur fillimisht në një nga dhomat e e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka pëtfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të repartit zjarrfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin.

Sipas burimeve në vendngjarje,zjarri është vënë nga fëmijët e lagjes.

Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartona dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat, nga dritarja që ishte e hapur totalisht.

Si pasojë e zjarrit të rënë janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile, i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër.

Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit Raqi Kule, por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco