Ç'po ndodh? Rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Ç'po ndodh? Rritet numri i të infektuarve me koronavirus

18:08, 22/06/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike të vendin tonë. 

Nga 957 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar 277 qytetarë (219 ishte numri i rasteve pozitive një ditë më parë). 

Edhe sot nuk është regjistruar asnjë humbje jete, ndërsa 61 qytetarë janë shëruar.  

Janë 1,045 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë

Situata

Ministria e Shëndetësisë informon se situata e Covid19 në 24 orët e fundit, është si vijon: 

Janë kryer 957 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 277 qytetarë, në këto bashki: 

175 në Tiranë, 19 në Fier, nga 10 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, 5 në Sarandë, 4 në Himarë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Kamëz, Vorë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Krujë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Korçë, Kuçovë, Poliçan.  

Janë 1,045 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. 

Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (22 Qershor 2022) 

Raste të reja ditore         277
Të shëruar në 24 orë       61
Të shtruar në spitale         8
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 957
Testime totale               1,840,232
Raste pozitive                  277,940
Raste të shëruara             273,398
Raste Aktive                         1,045
Humbje jete                        3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë               797
Fier                     77
Vlorë                  60
Durrës                27
Korçë                  18
Lezhë                 17
Elbasan               13
Berat                     11
Gjirokastër            11
Shkodër                9
Dibër                    4
Kukës                    1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco