Gjendet në Vjosë trupi i pajetë i 58-vjeçarit të zhdukur 4 ditë më parë në Përmet

Gjendet në Vjosë trupi i pajetë i 58-vjeçarit të zhdukur 4 ditë më parë në Përmet

17:41, 22/06/2022
A+ Aa A-

Policia ka gjetur të mbytur në në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet.

Sipas kallëzimit të familjarëve, 58 vjeçari ishte larguar nga banesa në datën 18.06.2022.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Përmet/ Informacion paraprak

Në datën 22.06.2022, rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco