Shqiptari kapet në Ankona me 24 kile heroinë në makinë

Shqiptari kapet në Ankona me 24 kile heroinë në makinë

15:55, 22/06/2022
A+ Aa A-

Zbret në portin e Ankonës me makinën të mbushur me heroinë dhe arrestohet. Shqiptari 50-vjeçar, i nisur nga Durrësi, është ndaluar nga Guardia di Finanza pas një kontrolli të ushtruar me qen anti-drogë. Përgjigjet e shqiptarit për motivet e udhëtimit në Itali kanë qenë jobindëse për autoritetet, duke ngjallur dyshime.

Gjatë kontrollit, poshtë sediljeve iu gjetën 24 kile heroinë, ndarë në 43 pako, me vlerë tregu të paktën 1 milion euro.

Financierët i arrestuan drogën bashkë me makinën, ndërsa vetë 50-vjeçari gjendet në burg, pasi gjyqtari i dha masën e arrestit. Tani po hetohet për të zbuluar furnizuesin dhe pritësin e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco