U raportua e zhdukur, gjenden sendet vetjake të një gruaje anës lumit Vjosë

U raportua e zhdukur, gjenden sendet vetjake të një gruaje anës lumit Vjosë

15:01, 22/06/2022
A+ Aa A-

Policia njofton se ka gjetur disa sende anës lumit Vjosa, që dyshohet se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco