Aksident në ‘Qafë Muzinë’, 4 të plagosur

Aksident në ‘Qafë Muzinë’, 4 të plagosur

14:52, 22/06/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në zonën e ‘Qafë Muzinës’ në Sarandë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Policia Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Qafë Muzinë’, automjeti tip ‘Volkswagen’, me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip ‘Fiat’, me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë  drejtuesi i automjetit tip ‘Fiat’ dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco