VIDEO/ Shtëpia plot me bar, policia spanjolle kap shqiptarin

13:57, 22/06/2022
A+ Aa A-

Policia spanjolle ka çmontuar një shtëpi bari në Lorret de Mar (Selva) ku u gjetën më shumë se 1800 bimë marijuanë.

Operacioni u zhvillua në fillim të qershorit,  pasi agjentët kishin kryer vëzhgime në afërsi të shtëpisë dhe kishin vërtetuar aktivitetin e paligjshëm.

Oficerët arrestuan përgjegjësin e plantacionit, një 30-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për veprën penale kundër shëndetit publik dhe për mashtrim me energjinë elektrike.

Gjatë kontrollit  policia gjeti 1810 rrënjë marijuanë në dhoma të ndryshme të shtëpisë, të cilat peshonin gjithsej 124 kg e gjysmë.

Përveç kësaj, brenda kishte edhe kondicionerë të shumtë, ndriçues dhe llamba të përshtatshme për rritjen e lëndës narkotike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco