U mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar, çfarë u zbulua nga celulari i viktimës

U mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar, çfarë u zbulua nga celulari i viktimës

13:19, 22/06/2022
A+ Aa A-

Specialistëve në studio të emisionit ‘Me zemër të hapur’ iu është vënë në dispozicion një video, në të cilën 26 vjeçari Martin Çeço i cili u mbyt dhe u hodh më pas në rezervuar kishte filmuar një vajzë që e pëlqente, por nuk dihej nëse bëhet fjalë për të njejtën vajzë, e cila është marrë në pyetje nga policia.

Videoja i është dorëzuar emisionit nga vetë motra e viktimës.

Sipas emisionit viktima ka filmuar një vajze që punonte në byrektore, madje ai iu ka pohuar familjarëve që kjo vajzë i pëlqente shumë dhe komunikonte me të.

Avokati i ftuar në studio vuri në pikëpyetje mundësinë se kush mund të ishte vajza e cilësuar si 'molla e sherrit' në këtë ngjarje nga këto të dyja.

 Por moderatorja e emisionit tha se administratori i zonës është shprehur se vajza që është marrë në pyetje nga policia është vajza që viktima pëlqente. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco