Një fshat i tërë në gjyqin e SPAK, për një autokombajnë

Një fshat i tërë në gjyqin e SPAK, për një autokombajnë

12:56, 22/06/2022
A+ Aa A-

Një autokombanjë që përdoret si arsye për të justifikuar pasurinë që dyshohet se vjen nga krimi dhe një fshat i tërë dëshmitar në Prokurorinë e Posaçme.

Kjo është fabula e një historie të pazakontë që nisi me Operacionin Forca e Ligjit dhe tashmë ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

240 banorë të fshatit Kozare në Kuçovë po dëshmojnë me kërkesë të SPAK dhe palës së akuzuar, pro ose kundër Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombanje që korrte grurin në fshat.

SPAK dyshon se ai ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri i cili është i dënuar për trafik droge dhe prostitucion në Itali.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokambaja të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativës.

240 bashkëfshatarë do dëshmojë në gjyq. Deri tani kanë dëshmuar 120 bujq që thonë "kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajnë pa faturë se s'kemi pasur kurrë NIPT".

Prej një viti, disa prej tyre kanë bërë NIPT. Prokurorja Elida Kackini ka kërkuar konfiskimin e pasurisë si të ardhur nga krimi. Ditën e sotme, Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar sot në gjyq, por ka dërguar djalin me pretendimin se po korr grurin e fshatit.

"Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq, por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S'jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor", mësohet të ketë thënë Shtëpenja.

Njëri prej fermerëve të fshatit Kozarë në Kuçovë, Zani Suli, 75 vjeçar, dëshmitarë në SPAK për çështjen e Bektash Shtëpënjas është shprehur se i ka dhënë lekët në dorë Bektash Shtëpënjës.

Ai tha për Report Tv se “prej vitesh e ka korrur gjithmonë grurin me Bektashin.

“Ai është fermer i shkëlqyer. Vetëm në dorë ia kemi dhënë lekët. Pardje e korra unë, 6 dynym. Në dorë ia dhashë lekët. Është rritur edhe çmimi sivjet. Unë nuk e njoh mirë, fëmijët nuk ia njoh, por Bektashi nuk është marrë me këto gjëra”, tha dëshmitari.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco