Vrasja e Beqirajve/ Tension dhe përplasje në seancën e Ardian Çapjes

Vrasja e Beqirajve/ Tension dhe përplasje në seancën e Ardian Çapjes

15:32, 01/06/2022
A+ Aa A-

Ervis Bardhi është përgjigjur disa pyetjeve të avokatit të Ardjan Çapjas në seancën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Posaçme në lidhje me vrasjen e Gentjan Beqirajt në Gusht të vitit 2012 në Elbasan.

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer mënyrën se si është bërë ekzekutimi dhe rolin e Ardjan Çapjas, teksa këtij të fundit i ishte vrarë vëllai Sokol Çapja në vitin 2005, ndërsa Beqiri dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë ekzekutim.

Gjatë rrëfimit të Bardhit, ka patur humbje të durimit nga Ardjan Çapja i cili ndodhej i pranishëm në seancë ku u dëgjua të thotë:

‘Ky gënjen, po e dëgjoj dhe ka gënjyer 3-4 herë’. Reagimi erdhi pasi Bardhi po rrëfente takimet mes tij, Florenc e Ardjan Çapajt rreth një muaj përpara vrasjes së Beqirit.

Gjatë seancës pati edhe debate të forta mes avokatëve të Çapjas dhe prokurorit, teksa ky i fundit ndërhyri disa herë gjatë marrjes në pyetje të Bardhit, me pretendimin se të gjitha pyetjeve i është përgjigjur në seancat e mëparshme dhe përpara togave të zeza të cilat ndodhen në dosje.

Vendimi i Ervis Bardhit për të bashkëpunuar me drejtësinë çuan në prerjen e urdhër-arresteve për Ardjan dhe Florenc Çapjan me akuzën e porositjes së vrasjes së Gentian Beqirit, teksa ky i fundit ishte me masën arrest shtëpie dhe ruhej nga policia.

Bardhi ka pranuar se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin, ndërsa pretendin se u pagua 50 mijë euro nga Çapjat për vrasjen e tij.

Prokuroria akuzon Jorgo Lekun si organizator të kësaj vrasjeje pasi kishte marrë porosinë nga Çapjat, me të cilët kishte lidhje familjare nga ana e bashkëshortes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco