VIDEO/ Me armë në brez, kapet te ‘Komuna e Parisit’, 20 - vjeçari nga Shkodra

14:19, 01/06/2022
A+ Aa A-

Lëvizte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 20-vjeçari. 

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Komuna" u arrestua në flagrancë shtetasi Samuel Troshani

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Komuna", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. 

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja".

Lëvizte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 20-vjeçari. 

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Komunën e Parisit, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Komuna”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- S. T., 20 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 

Në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin S. T., i cili sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ka tentuar të futet në një taksi. Pasi është ndaluar, gjatë kontrollit të një çante lëkure që 20-vjeçari kishte me vete, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco