Lajmi i fundit

LIVE-PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rrëfimi tronditës i dëshmitarit të drejtësisë/ Si u masakrua me 27 goditje thike Regis Runaj për 30 mijë euro

Rrëfimi tronditës i dëshmitarit të drejtësisë/ Si u masakrua me 27 goditje thike Regis Runaj për 30 mijë euro

12:22, 01/06/2022
A+ Aa A-

Rrëfimi i Euglen Halilit për vrasjen mizore të Regis Runajt mbase është një prej dëshmive më tronditëse që janë dhënë ndonjëherë për një ngjarje të tillë.

Joshja me para xhepi për dhënien e informacionit në lidhje me lëvizjet e Emiljano Ramazanit bënë që i riu të besonte se ai mund të kryente edhe vetë vrasje dhe madje edhe në mënyrë barbare. Prokuroria ka nxjerrë pjesë nga dëshmia e Halilit, i cili tregon me detaje gjithçka ndodhi deri në momentin që u vu në pranga nga Policia. Dëshmia horror është dhënë që në vitin 2020, kohë kur ai u arrestua dhe u vu nën akuzë si i përfshirë në dy vrasje, vrasje që ai i ka treguar dhe madje ka dhënë edhe arsyen se përse po bashkëpunonte me drejtësinë: S‘më paguan për vrasjen e Runajt!

Rrëfimi: si e vrava shokun

“…unë dhe Xhuliani u shoqëruam nga afër me Regis Runajn sa ishte gjallë. Ne ishim në dijeni se Regis Runaj ishte një shpërndarës lëndësh narkotike, përveçse ishte dhe vetë konsumator i saj, siç ishte dhe Xhulian Hoxha dhe së bashku kryenim konsumimin e lëndës narkotike. Regisi dhe shokët e tij e pinin afër varrezave të qytetit, kur nuk kishte shumë lëvizje njerëzish, ndriçimi ishte i pamjaftueshëm dhe zona në fjalë nuk monitorohej nga kamera.

Unë dhe Xhuliano, gjatë shoqërimit me Regisin, vumë re se ai ishte i apasionuar pas motorëve dhe unë ia jepja motorin për ta ngarë. Gjatë kësaj kohe të dy, si unë dhe Xhuliano, kemi parë se deri ku kishin fushëpamje kamerat rreth zonës së varrezave. Rasti erdhi pasditen e ngjarjes, ku rreth orës 18:00, unë dhe Xhuliani kemi shkuar në lokalin i Benit, ku rrinte zakonisht viktima Regis dhe pasi e takuam atë dhe shokët e tij, Egisel Llapushin dhe Kejdi Hazizollin, unë lëviza me motor me Regisin duke e ngarë ky i fundit.

Ndërsa Xhuliani së bashku me dy personat e tjerë, shokë të Regisit, lëvizën me makinën e Xhulianit për te varrezat e qytetit, me qëllim për të pirë hashash. Pasi jemi takuar te varrezat, unë më pas i ka marrë makinën Xhulianit dhe ia kam çuar te magazina e të atit. Ndërsa në bagazhin e makinës, kam marrë thikën që Xhuliani ma kishte lënë aty dhe një xhiboks, duke u kthyer më pas te të tjerët. Teksa qëndronim të gjithë së bashku dhe konsumonim hashash, Xhuliani ka komunikuar në telefon me personin e interesuar dhe më pas Xhuliani më ka thënë mua që puna duhej të kryhej atë natë, pasi ishte rast i mirë pas konsumimit të hashashit. Xhuliano, Egi dhe Kejdi janë kthyer në qytet në këmbë, ndërsa unë lëviza me motor me Regisin.

Motorin ia lashë ta drejtonte Regisi, ku në rrugën pas varrezave, i kam thënë Regisit që ta ulte pak shpejtësinë e motorit deri në ndalesë. Dhe sapo ka ulur shpejtësinë, menjëherë e kam qëlluar nga prapa në qafë dhe më pas në gjithë trupin, derisa Regisi nuk lëvizi më. Nga këtu, me motor, kam shkuar në shtëpi, kam hequr rrobat që ishin bërë me gjak dhe bashkë me thikën, i kam futur në një qese për t‘i hedhur diku tjetër. I kam komunikuar në telefon Xhulianit për kryerjen e krimit dhe kam qëndruar derisa të vinte ai, ndërsa motorin e kam lënë pa e pastruar. Erdhi Xhuliani bashkë me bashkëshorten dhe e morën me makinë në Krastë. Bëmë ca rrugë me makinë dhe Xhuliani më tha që të shkoja në darkën familjare, se vetë ai do të udhëtonte për në Vlorë. Xhuliani aty i ka telefonuar një taksisti që erdhi dhe më mori deri në Rrogozhinë, ndërsa qesen me rrobat e thikën i kam lënë në makinën e Xhulianit. Pas dy ditësh që Xhuliani u kthye nga Vlora, ai më ka thënë se për këtë vrasje do merrnin shumë lekë…”.

Sipas hetimeve, prokuroria pretendon se për këtë vrasje, pazari me Erjon Alibejn besohet se ishte bërë për 30 mijë euro, por nga këto para, Halili nuk ka marrë asgjë, pasi personi që ishte dora e parë dhe që bënte pazarin në mënyrë të drejtpërdrejtë, ishte pikërisht Xhulian Hoxha. Disa ditë pas ngjarjes, Halili dhe Xhuliano u arrestuan nga Policia teksa nxorën edhe vendin ku banonte personi që ua kishte kërkuar ekzekutimet e kryera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco