Orges Bilbili kërkon pafajësinë, avokati: U dënua përjetë pa pasur prova shkencore

Orges Bilbili kërkon pafajësinë, avokati: U dënua përjetë pa pasur prova shkencore

10:56, 01/06/2022
A+ Aa A-

Orges Bilbili, i dënuar me burg për jetë nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë, i është drejtuar Apelit me kërkesë për pafajësi.

Në ankimin e dorëzuar në Apel, avokati Detar Hysi pretendon se dënimi i Bilbilit është bërë në mungesë të provave shkencore dhe me prova të manipuluara dhe marra në kundërshtim me ligjin.

Bilbili dhe Anterio Kaloshi u gjetën fajtor nga Gjykata për vrasjen Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën në bazë të disa pamjeve filmike dhe dëshmive të të afërmve të viktimave.

Ndërkohë mori pafajësi për dyshimet se ishte përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit.

I shumëkërkuari për vrasje, Orges Bilbili u arrestua në datë 10 dhjetor 2020 gjatë një përplasje me armë me një efektiv në Tiranë. Bilbili u ndalua nga Policia dhe iu kërkuar leja që kishte marrë për të dalë nga banesa në kuadër të masave për koronavirusin, por ky i fundit ka refuzuar, ndërsa pas pak sekondash ka dashur të largohet pa dhënë sqarime.

Ai është ndjekur nga një efektiv policie ndërsa Bilbili ka nxjerrë nga çanta një pistoletë, por që efektivi e ka pikasur në kohë e për këtë pas paralajmërimit për ta ulur armën, e ka qëlluar. Fatkeqësisht e plagosur ka mbetur një qytetare që po kalonte pranë nga efektivi i policisë.

Ne momentin kur u arrestua, Bilbili rezultonte person i shpallur në kërkim nga policia për vrasje dhe disa vepra të tjera penale. Nga verifikimet e bëra rezulton se shtetasi Orgest Bilbil ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës. Ai ishte gjithashtu i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco